Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv brenda pak minutash pasditen e sotme. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “News24” se një grua ishte mes personave të dyshuar.“Janë 3 autoambulanca të cilat kanë ardhur pothuajse në të njëjtën kohë me tre persona të dyshuar me COVID-19. Nuk e dimë nëse janë të dyshuar apo të diagnostifikuar me COVID-19, pasi gjithçka analizohet brenda në katin e parë të urgjencës. Një grua është mes tyre. Me këta të ardhur shkon në 5 numri i personave që kanë mbërritur sot në Infektiv. Zyrtarisht në spital janë 57 persona të shtruar. Nëse këta 5 persona konfirmohen, atëherë shkon në 62 numri”, tha Skëndaj në lidhje direkte nga Infektivi.
Sa i përket kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili ka rezultuar i prekur nga COVID-19, gazetari tha se ai ka shkuar vetë ditën e djeshme në Infektiv me duar në xhepa dhe madje disa gazetarë i janë afruar dhe e kanë pyetur. Por nuk ka shumë detaje për gjendjen e z. Brataj, ndërkohë që vihet në dyshim dhe infektimi i task-forces ku merrte pjesë kreu i Urgjencës Kombëtare. Për më tepër ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me mediat dhe gazetarët.
Copyrighted by News24 Albania
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn