Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për Neës24 ka theksuar se në Shqipëri nuk ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus edhe pse ato sa vijnë dhe janë në rritje.
Ai shprehet se masat e qeverisë po japin e efekt dhe po ndalin dallgën që po vjen dita- ditës. Alimehmeti bën një apel që të respektohet urgjentisht distance sociale pasi arma kryesore e koronavairusit është se pacienti në mënyrë të pavetëdijshme e ka 2-3 ditë para koronavirusi por nuk ka asnjë shenjë dhe kështu ja ngjit edhe tjetrit por edhe vetë përkeqësohet pas ditëve të para.”Mesa thamë nga raportimi I fundit kemi një rritje të rasteve, rritje e lehtë. Nga 19 në 23 ditën e sotme. Nuk është rritje eksponenciale. Rrije eksponenciale do të thotë të 2-3-4 fishohen shifrat. Masat janë të efektshme. Janë aty për të ngadalësuar këtë dallgë për infeksionet që do të vijnë në ditët në vijim.
Ritmet nuk mund të thuhet që do të vijojnë njësoj. Kemi të paqarta. Ato që marrim dhe fusim modele janë nga Kina dhe Italia. Ne jemi duke ecur më ngadalë në këtë rast. Ne po ecim me kurbën më ngadalë. Kemi parë çfarë ka funksionuar në Kinë dhe Itali dhe janë marrë në Shqipëri. Ky virus nuk mund të ndalet, ka një r3, pra një person mund të infektojë 10 persona, dhe një tjetër asnjë.
Në Kinë është bërë një llogari që një person deri kur e merrte vesh që kishte koronavirus kishte pasur të paktën 30- 35 kontake. Arma kryesore e koronavirusit është që në fillim nuk jep raste ose jep shumë pak. 2-3 ditë më parë personi vetë nuk e dhe nuk është I ndërgjegjshëm. Nuk e kupton jo se e bën me qëllim. Prandaj distancimi social është i rëndësishëm.”- tha Ilir Alimehmeti.
Copyrighted by News24 Albania
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn