“Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë”.
Kështu deklaron këngëtari i njohur shqiptar, Elton Deda. Në një lidhje me ‘News24’ përmes skype, Deda ka rrëfyer ndjesitë e tij teksa ndodhet brenda 4 mureve të shtëpisë, në një kohë kur vendi ynë po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Ai tha se i trembet së nesërmes, pasi do të ketë ndikime sipas tij në ekonomi në çdo familje shqiptare. Mes të tjerash këngëtari tha se në këto momente vëmendja duhet të shkojë tek ato familje që nuk kanë me së të ushqehen apo dhe bizneset që kanë falimentuar.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn