Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë për shkak të COVID-19, aktualisht në terren janë grupe punë që monitorojnë se si i zbatojnë masat bizneset.
Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala, Hajdari pohoi se në terren janë që nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i Barnave, apo dhe ai i Mbikëqyrjes së tregjeve. Hajdari pohoi se gjatë kontrolleve në terren ka pasur raste që shumë biznese janë gjobitur, apo dhe më kaq, janë pezulluar, ndërsa pohoi se 20 farmaci janë penalizuar me masa administrative.
Mes të tjerash Kryeinspektor i Përgjithshëm tha se pikat kufitare do të vijojnë të jenë të mbyllura për qytetarët, pasi lëvizja nga një vend në tjetrin e rrit rrezikun për përhapjen e COVID-19.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn