Rama mbledhje online me ministrat: Reagoni menjëherë! Taksat dhe sigurimet do paguhen. Kush nuk…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon online një mbledhje me disa prej ministrave, si titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj. Rama kërkoi reagim të menjëhershëm duke i pyetur më pas ministrat për çështje konkrete, shqetësime të ardhura në adresë të tij nga qytetarët.Rama: Duhet nxitur përshpejtimi dhe mbyllja e procedurës. E vetmja këshillë që iu jap i them mos ia hapni derën pronarit se qiraja është aty por edhe për shkak të COVID-19.

Lidhur me shtëpitë, ata që janë në pritje nuk do rrinë të presin të ikë armiku e pastaj të shohim. Ku jemi me procedurën.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e TIranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin.

Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia. Shtëpitë do ua bëjmë më të mira seç i kishin dhe me të gjitha që iu kemi premtuar.

Tjetra është një kërkesë për kopshtet private, që hyjnë besojnë tek biznesi i vogël. Ata që punojnë në kopshte private janë në shtëpi. Thjesht për ta saktësuar a hyjnë tek paketa apo jo.

Ahmetaj: Hyjnë tek paketa.

Rama: E parafundit që lidhet me Ministrinë e Financave për pensionet. Duhet të bëjmë indeksimin e pensioneve. Janë 25 mln euro qëe duhet t’u shkojnë. Kur është koha.

Denaj: Në muajin prill.

Rama: Prilli më i gjatë se vitet e tjera.
Denaj: E konkludojmë javën e parë të muajit prill.

Rama: Lidhur me afatet e bilanceve për të mos bërë konfuzion bashkë me tatimet.

Denaj: Ne shtymë afati nderi në korrik për dorëzimin e bilanceve, për të bahskuar dy periudhat. Jemi duke paraqitur VKM përkatëse dhe do ta depozitiojmë për njoftim ditën e nesërme.

Ahmeta: Tatim Fitimi dhe sigurimet nuk shtyhen.

Rama: Këto dy gjëra nuk kanë lidhje. Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme.
Copyrighted by News24 Albania
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn

(Visited 115 times, 1 visits today)

You Might Be Interested In