“Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë”,Rama:Dera e BE u hap, puna për t’u bërë ende e madhe..

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh tjetër sot, ku ka folur për vendimin e ministrave të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë por edhe për situatën nga koronavirusi. Rama deklaroi se dera e BE u hap por se rruga vazhdon dhe puna për t’u bërë është ende e madhe.
“Ne nuk lodhemi nuk tundemi nga e jona dhe megjithëse kjo botë nuk është rrotulluar kollaj kurrë për shqiptarët. Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë, as betejën me organizmin tonë dhe as me virusin arkaik të paragjykimit të të huajve karshi nesh, as luftën me këtë virus.
Dera u hap më në fund, me një kohë të mallkuar kur dyert e shtëpive tona janë mbyllur.
Rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe. Nuk do të bëni m festë dhe sikur kjo Po e merituar të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm. Sot un jetoj çdo ditë për atë ditë. Atë ditë çlirimi kur t’ia kemi dalë. E dua atë ditë si një ditë lotësh, dhimbjesh për ata që nuk i mbijetuan dot dhe pastaj lot gëzimi për shpëtimin e mijëra jetëve për solidaritetin e madh. E dua atë ditë si një ditë të madhe kombëtare e qytetare për forcën dhe mirësinë e shpirtit shqiptar që po sprovohet fortë. Do na sforcojë por do na bëjë më të mirë si njerëz por edhe si vend. kini besim e bëni durim. Të shohim bashkërisht jo vetëm errësirën por edhe dritën që ka sjellë me vete kjo errësirë. Dritën që na kujton se jemi të gjithë njësoj. jemi të pandashëm nga njërit-tjetri në këtë atdhe për sa kohë do të kemi frymë”, deklaroi Rama.
Copyrighted by News24 Albania
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn

(Visited 5 times, 1 visits today)

You Might Be Interested In