“Ushtria e shteti shqiptar janë në këmbë”, Rama për News 24: Kemi të gjitha kapacitetet për të…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “News 24”, duke folur për masat që ka marrë qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, deklaroi se janë të kota të gjitha alibitë se “mund të vdiset për bukë në karantinë, duke qenë se nuk punohet”.
Rama tha se këto janë vetëm disa persona kritikues që nuk kanë lidhje me realitetin, duke shtuar se shqiptarët nuk kanë vuajtur dhe as nuk do të vuajnë për bukë. Sipas tij, qeveria do japë mbështetje për cdo shtresë shoqërore.

“Nuk ka shqiptarë që vdes për bukë, sepse nuk ka vdekur policia, nuk ka vdekur ushtria, nuk ka vdekur shteti shqiptar. Ne i kemi me emra, me shifra, i kemi me adresa se ku do të dërgojmë ndihmat, tek njerëzit në nevojë. Ka nga ata që thonë se po i cojmë tek militantët. Ku i shikojnë këta? Boll më me këtë punën e bukës, se njerëzit kanë qëndruar 20 ditë në grevë dhe nuk kanë vdekur. Prandaj, boll më, nuk duhet folur më për këto gjëra, por të mbyllet goja dhe të vazhdohet me marrjen e masave, pasi jemi realisht në luftë. Kemi instreumente për mbështetje ndaj shtresave që janë më në nevojë. Do mbështesim sipas shtresave”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se spitalet janë të gatshme që të përballojnë flukse njerëzish, në rast se qytetarët i përmbahen rregullave që janë thënë nga qeveria.

“Ne jemi të gatshëm të përballojmë pa problem mbingarkese këdo që vjen në dyert e spitaleve, duke pasur në konsideratë respektimin e masave. Nëse njerëzit tregohen të kujdesshëm sic kemi thënë, nuk do kemi asnjë problem. Do ishte e rrezikshme nëse nuk iu përmbahen këtyre rregullave, por po marrim masa edhe për ndonjë rrjedhje”, u shpreh Rama.
Copyrighted by News24 Albania
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn

(Visited 26 times, 1 visits today)

You Might Be Interested In