Veliaj ndihma për familjet në Farkë të Madhe dhe të Vogël:Do të bëhemi më të fortë pas koronavirusit

Bashkia e Tiranës vazhdon çdo ditë të ndihmojë me pako ushqimore njerëzit në nevojë dhe të moshuarit, të cilët në këto ditë të vështira pas përhapjes së virusit COVID-19, e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë.

Erion Veliaj ishte sot në familjet e Ardjan Allarait, Maringlen Ballës, Ramazan Memës e Petrit Koshit, nga Farka e Madhe dhe Farka e Vogël, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku së bashku me administratorin dhe punonjësit socialë shpërndanë pako me ushqime.

Veliaj siguroi familjet se furnizmi me ushqime nuk do të mungojë për asnjë ditë dhe për çdo nevojë tjetër, stafi i bashkisë, bashkë me administratorin, do të jenë aty për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të komunitetit. Ai u kërkoi qytetarëve, veçanërisht më të moshuarve, që të shmangin daljet e panevojshme.
—————————————————————————————————
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn

(Visited 137 times, 1 visits today)

You Might Be Interested In